MAJA E RUNJËS


MAJA E RUNJËS
✤ Majë mali në Vargun Malor Qendror (rrethi i Dibrës) 2048 m e lartë. Shtrihet midis Malit të Dejës në P, luginës së Përroit të Murrës në J, luginës së Drinit të Zi në L dhe grykës së përroit të Setës në V. Është e mdër.tuar gati tërësisht prej gëlqerorësh të triasit. Ka formën e një kreshte piramidale, që nga V vazhdon me majën e Madhe (1795 m). Shpatet J e L të saj bien shumë pjerrët mbi luginën e përroit të Murrës, kurse shpati L bie butë mbi luginën e Drinit të Zi. Në shpatin V e VL ka cirqe akullnajore, mbulohet nga pyje të dendura ahu (ana V e P), kurse ana J e L është gati e zhveshur.

(Gj.G.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Maja E Runjës


[cite]