MAJER GUSTAV


MAJER GUSTAV
✤ (Gustav Meyer, 1850-1900). Albanolog i njohur austriak, profesor në Universitetin e Gracit. U mor gjerësisht edhe me studimin historik të shqipes sidomos në fushën e etimologjisë dhe të fonetikës historike. Hartoi të parin Fjalor etimologjik të gjuhës shaipe (1891, shih), i cili, me gjithë të metat që ka (ai mbivlerason elementin _e huaj në shqipen), e ruan vlerën e tij shkencore , edhe sot. Ndër studimet e tjera albanologjike të G. M. përmenden sidomos Studime shqiptare ‘(Albanesische Studien, gjashtë vëllime, 1883-1896), Gramatikë e përmbiedhur e shqipes (Kurzgefasste Albanesische Grammatik 1888), punimi Mbi pozitën e shqvpes në rrethin e gjuhëve indoevropiane (1884). Ka bërë studime me vlerë edhe për greqishten e turqishten. G. M. mbrojti tezën e prejardhjes së shqipes nga ilirishtja dhe e përeaktoi shkencërisht pozitën e saj si një gjuhë që zë një vend më vete në rrethin e gjuhëve indoevropiane. Ndër të tjera nxori në shesh edhe praninë e një numri jo të vogël fjalësh shqipe në gjuhën greke. Në sajë të punës së G. M. faktet e gjuhës shqipe zunë vend në gjuhësinë indoevropiane dhe në veprat e përgjithshme kushtuar kësaj gjuhësie. (Sh. D.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Majer Gustav


[cite]