Pulqeria
(greqisht: Πουλχερία) Pulqeria (+435). Në shekullin IV në fronin e Perandorisë Bizantine u ngjit Pulqeria. Ajo ishte bija e mbretit Arkal dhe motra e Theodhosit të Madh. Ky i fundit, meqënëse ishte i dobët nga karakteri u udhëhoq nga Pulqeria që ishte shumë e kulturuar, dinamike, e zgjuar ndonëse qe vetëm dy vjet më e madhe se ai. Pulqeria u martua me Markianin, i cili ndonëse rridhte nga një familje e varfër bëri karrierë në ushtri alë aftësive të tij. Markiani kur u martua me mbretëreshën Pulqeria ishte në moshën 60- vjeçare. Pas vdekjes së Theodhosit të Madh, Pulqeria u zgjodh perandore. Pulqeria krijoi Universitetin e Kostandinopojës, ndërtoi kisha të mrekullueshme, manastire etj. Perandoresha Pulqeria organizoi Sinodin III Ekumenik në Efes dhe së bashku me Markianin Sinodin e IV në Kalkidonë. Pulqeria vizitoi qytetin e Antipatreas (Beratin), të cilin e pagëzoi me emrin e saj Pulqeriopolis, që do të thotë qyteti i Pulqerias. Gjithashtu ndërtoi Manastirin e Shën Mërisë Vllahernës. Pulqeria fjeti më 18 shkurt 435.
Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)
Bibliografia:
1-Maksim Çuko, Qytetërimi dhe Krishterimi në Myzeqe, Tekno Paper, Tiranë 2004, faqe 39.