Puna në krishterim

Puna në krishterim

Puna Krishti i grumbulloi dishepujt gjatë punës, duke peshkuar për të nxjerë bukën e gojës. Apostujt qenë njerëz të thjeshtë e punëtorë që i siguronin të ardhurat me djersën e ballit. Shumica e dishepujve qenë peshkatarë, vetë Krishti ushtronte zanatin e marangozit, ndërsa apostulli i kombeve Pavli ishte thurrës tendash. Fraza e Ungjillit: “Gjithë natën u lodhëm duke hedhur rrjetat” vërteton më së miri se apostujt qenë shembull i vullnetit në punë. Prandaj edhe Krishti jo pa qëllim i thirri dishepujt në kohën e punës, për të na dhënë të kuptojmë se i krishteri jeton duke punuar me ndershmëri dhe se për të puna nuk është qëllim por mjet ndihmës. Qëllimi kryesor i tij është shpëtimi. I krishteri nuk duhet që ta shesi shpirtin e tij për hir të punës dhe parave. Gjithashtu ai nuk duhet të pranojë që të jetojë në kurriz të të tjerëve ose të hajë bukën e brujtur me mëkat. I krishteri duhet të punojë sepse të gjithë punojnë e lodhen. Punojnë apostujt, punon Krishti, Ati qiellor, Shpirti i Shenjtë, me një fjalë të gjithë punojnë për shpëtimin e njeriut. Prandaj edhe njerëzit nuk duhet t’i ndahen punës.

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)

Besimi — Ortodoks

[cite]