Siloami

(greqisht: Σιλωάμ) Siloami ishte burimi i nëndheshëm, i cili buronte nga shpatet e malit Sion dhe grumbullohej në ujëmbledhësin Siloam. Ky i fundit gjendej në pjesën e ulët të Jerusalemit dhe qe ndërtuar në mbretërinë e Ezekias, me qëllim që të siguronte furnizimin e pandërprerë me ujë.

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)

Besimi — Ortodoks

[cite]