Shpirti i Shenjtë

Shpirti i Shenjtë

Në ditën e dhjetë pas Analipsit, në dhomën ku ishin mbledhur dishepujt, u dëgjua një zhurmë e madhe që zbriti nga qielli dhe tronditi gjithë shtëpinë. Ishte Shpirti i Shenjtë, që zbriti në formë gjuhësh zjarri dhe apostujt filluan të flisnin gjuhë të huaja. Judejtë që ishin mbledhur në Jeruzalem, nga të gjitha anët e botës për të festuar festën e Pesëdhjetores, u habitën kur dëgjuan apostujt t’i flisnin secilit në gjuhën e vet. Atëherë apostull Pjetri mbajti një fjalim, duke predikuar me guxim për Krishtin, që u ngjall dhe u ngrit në qiell. Predikimi i tij bëri efekt të madh tek të pranishmit, ku tre mijë prej tyre u pagëzuan të krishterë. Këta ishin judej dhe judej të diasporës. Për këtë grupim njerëzish u përdor për herë të parë emri Kishë.

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)

Besimi — Ortodoks

[cite]