Skolastika

(greqisht: σχολαστικισμός) Skolastika i vinte vetes si detyrë të analizonte me anën e dialektikës përmbajtjen e besimit kristian, të depërtonte në thelbin e tij me anë të reflektimit, ta rendiste në mënyrë sistematike dhe ta justifikonte konform me ligjet e mendimit. Materialin për këtë gjë e jepte doktrina e kishës, ndërsa formën e jepte filozofia e Aristotelit. Pikënisjen e përbënte bindja se besimi dhe shkenca nuk mund të kundërshtojnë njëra-tjetrën, sepse që të dyja janë dhënë nga Perëndia. Krahas me teologjinë skolastike vazhdoi të egzistojë dhe teologjia pozitive, dmth ashtu siç mësohej më parë nëpër shkolla, veçse për shkollarët më pak të zgjuar dhe që konsiderohej si një shkallë pregatitore për Skolastikën. Lulëzimi i Skolastikës u arrit në shekullin XIII kur u njohën në origjinal të gjitha veprat e Aristotelit dhe mundi të thellohet më me baza doktrina teologjike e kishës.

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)

Besimi — Ortodoks

[cite]