Spiro Findiku
shqiptar ortodoks Spiro Findiku (1916-1998) ka lindur në Tiranë, më 24 nëntor të vitit 1916. Familja Findiku ka qenë e lidhur me problemet e kishës. Spiro u hirotonis dhjak në vitin 1966, detyrë të cilën e kreu vetëm për një vit. Hapjen e kishave më 1991 e priti me entuzjazëm të madh. Dhjakon Spiro Findiku ishte pararendësi i rihapjes së Kishës së Ungjillëzimit. Ai ka meritë të veçantë për marrjen e çelësave të kishës si dhe për pajisjen e saj me orenditë që gjendeshin në muze dhe kinostudio. Dhjakon Spiro fjeti më 23 shkurt të vitit 1998. Ceremonia e përmortshme u krye në Katedralen e Ungjillëzimit, me pjesëmarrjen e klerikëve dhe besimtarëve të shumtë.
Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)
Bibliografia:
1-Kristofor Beduli, Fjeti Dhiakon Spiro Findiku, Ngjallja, mars 1998, faqe 3,4.