Vangjel Meksi
shqiptar ortodoks Vangjel Meksi (+1823). Përkthyesi dhe mjeku Vangjel Meksi ishte nga Labova e Gjirokastrës, i diplomuar në Itali dhe ka shërbyer për një farë kohe në oborrin e Ali pashë Tepelenës. Në vitin 1814 përktheu dhe botoi Ungjillin sipas Mateut duke përdorur alfabetin grek. Meksi e firmosi kontratën me Shoqërinë Biblike më dt.19-10-1821 në prani të përfaqësuesit të saj Z. Pinkerton dhe e përfundoi përkthimin e Dhiatës së Re më 5-2-1821. Ky përkthim u bë me nxitjen e komunitetit shqiptar të Vjenës. Përkthimi përfundoi pas 16 muajsh dhe ishte nën mbikqyrjen e episkopit Grigor Gjirokastriti, i cili e redaktoi tekstin e Dhiates së Re dhe mbikqyri botimin e saj. Përkthimi i Meksit u bë në Stamboll, por ai udhëtoi një herë drejt Selanikut. Kjo ishte arritje e madhe për përdorimin e gjuhës shqipe në tekstet liturgjike. Në vitin 1823 Vangjel Meksi vdiq dhe punën e tij e vazhdoi një tjetër klerik shqiptar, i cili arriti ta botonte përkthimin e tij.
Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)
Bibliografia:
1-Mitropoliti i Korçës Joani, Një vështim i shkurtër mbi përkthimet fetare në kishën orthodhokse, Ngjallja, mars 1999, faqe 7-8.