Zeo

(greqisht: ζέον) Zeo është një enë metalike që mban ujin e nxehtë, i cili hidhet në Potirin e Shenjtë gjatë përgatitjes së Kungatës Hyjnore. Uji është i domosdoshëm në përgatitjen e Kungatës dhe simbolizon ujin që doli prej brinjës së Krishtit të kryqëzuar (Joani 19,34). Gjithashtu uji i nxehtë që hidhet në Potir, ngroh verën që gjendet aty duke na dhënë ndjesinë, se kungohemi me gjakun e ngrohtë të Krishtit.

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)

Besimi — Ortodoks

[cite]