MALET E VETËTIMËS
✤ Faqja P e pjesës së malit të Çikës (shih), që ngrihet menjëherë mbi fshatrat Palasë, Dhërmi
e Vuno. Përbëjnë pjesën më të lartë (maja e Çikës dhe e Qorres 2040 e 2018 m), më të ashpër dhe më të thyer të gjithë Çikës, për shkak të shtrirjes së tyre në kontaktin e zonës tektonike Jonike me atë të Sazanit. M. e V. janë t’ë përçarë nga përrenj të thatë e humnera shumë të thella. Janë të veshur dobët me bimësi, në pjesën e ulët me makje (deri në 600-800 m) e në pjesën e lartë me halorë (pishë të zezë, bredh, rrobull etj.) M. e V përmenden nga autorët antikë (Straboni, Ptolemeu etj.) me emrin Akrokeraune ori (Malet e rrufeve) dhe shënohen edhe në hartat e vjetra, por emërtimi përfshinte gjithë malet që shtrihen në gad. e Karaburunit dhe në bregdetin e Himarës, afërsisht deri në 1. e Borshit.. Nga Akrokeraunet sigurohej lënda e drurit për ndërtimin e anijeve. Përmenden edhe si stacioni i rrugës që niste nga Dyrrahu e që kalonte në Apoloni e Aulonë për të vazhduar, pas qafës së Llogarasë, në drejtim të Finiqit, Butrintit ederi në Nikopol (Preveza e sotme). Sot me M. e V. kuptohet vetëm një pjesë e malit të Çikës. Emërtimi i tyre është i përligjur: mbi to vërehen shumë vetëtima.
(Me. K.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Malet E Vetëtimës