MALI I SHPATIT


MALI I SHPATIT
✤ Mal në JL të rrethit të Elbasanit, në kufi me rrethin e Librazhdit. Shtrihet në drejtim VP-JL, me lartësinë më të madhe 1831 m (maja e Bukanikut), me gjatësi rreth 20 km dhe gjerësi 4-5 km. Është i përbërë nga shkëmbinj magmatikë ultrabazikë dhe dallohet për majat e shumta e format e relievit akullnajor (eirqe, lugje), është i veshur dendur me pyje (ah, halorë), që shfrytëzohen. Ndër kafshët e egra takohet kaprolli, derri i egër, dhia e egër, ariu, riqebulli.

(P. G.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Mali I Shpatit


[cite]