MALLI NË SOCIALIZËM
✤ Kategori ekonomike e soeializmit. Në soeializëm quhen mall të gjitha ato produkte të punës shoqërore (sendet ushqimore të veshmbathjes e të kulturës, orenditë shtëpiake etj.), që u shiten punonjësve nga ndërmarrjet shtetërore të tregtisë ose nga kooperativat bujqësore. Quhen mall edhe të gjitha ato produkte që ndërmarrjet e tregtisë së jashtme i shesin në tregun ndërkombëtar. Nuk janë mall mjetet e prodhimit e të qarkullimit (fabrikat, uzinat, minierat, hekurudhat, mjetet e transportit, ndërmarrjet tregtare etj.) toka dhe nëntoka, fuqia punëtore (krahu i punës). Prodhimi dhe qarkullimi i mallrave në socializëm është i planifikuar dhe bëhet në interes të masave punonjëse. Revizionistët modernë pohojnë se edhe në socializëm është mail çdo proaukt i punës shoqërore, d.m.th. janë mall edhe mjetet e prodhimit dhe fuqia punëtore. Kjo tezë antimarksiste u duhet atyre për të justifikuar pikëpamjen se edhe ekonomia socialiste është gjoja një ekonomi tregu, për të fshehur kapitalizmin e rivendosur në vendet ku ata janë në fuqi.
(H. M.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Malli Në Socializëm
[cite]