MALLKIMET


MALLKIMET
✤ Shprehje që thuhen me forcë emocionale kundër dikujt a diçkaje për keq. Në zanafillë përgjithësisht kanë qenë të lidhura me besimin në forcën magjike të fjalës. M. ishin edhe dënime morale ndaj prishësve të normave shoqërore, ndaj veseve e dukurive negative etj. Një njeriu përtac i thuhej: «U theftë ajo parmendë që të ka ushqyer ty!». Mund të shprehnin pikëllim e dëshpërim, në rastet kur njeriu nuk ia arrinte qëllimit me mjete reale. Në krijimtarinë folklorike marrin nganjëherë foreë të veçantë shprehëse, si p.sh. në epos: «T’u shkimtë drita ty, o mori hanë, / Që s’ma çove atë natë një fjalë». M. janë zhvilluar në kushtet e një jete të vështirë e plot të papritura në luftë me forcat negative të shoqërisë e të natyrës. Ato kanë interes nga ana gjuhësore dhe për forcën e veçantë figurative.

(M. Ti.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Mallkimet


[cite]