MALLRAT E KONSUMIT


MALLRAT E KONSUMIT
✤ Produkte të punës shoqërore që prodhohen nga degë të ndryshme të ekonomisë për të plotësuar nevojat e punonjësve dhe që u shiten atyre nëpërmjet tregtisë. M. e K. të prodhuara në ekonominë socialiste, nga përmbajtja ekonomiko-shoqërore e tyre, ndryshojnë rrënjësisht nga ato të prodhuara në ekonominë kapitaliste, borgjeze e revizioniste. Në RPSSH prodhimi i M. të K. bëhet me plan dhe synon të plotësohen gjithnjë e më mirë kërkesat e popullit si në qytet, ashtu edhe në fshat, Rritja e këtyre kërkesave sjell edhe, rritjen e prodhimit e të qarkullimit të M. të K. Më 1984 prodhimi i M. të K. ishte përkatësisht 29.5, 4.6 dhe 2.2 herë më i lartë se në vitet 1950, 1960 dhe 1970. Krahas me shtimin e M. të K. është zgjeruar asortimenti dhe është përmirësuar struktura e cilësia e tyre. Gjatë gjithë periudhës së ndërtimit të socializmit, është ruajtur stabiliteti në çmimet e M. të K. dhe në mjaft prej tyre janë bërë ulje çmimesh. Me M. e K. që prodhohen sot në vend, plotësohen mhi 85% të nevojave të popullit.

(N. Pa.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Mallrat E Konsumit


[cite]