MAQELLARA


MAQELLARA
✤ Fshat në rrethin e Dibrës (JL). nga e djathta e luginës së Drinit të Zi. Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat: Pesjakë, Katundi i Vogël, Pocest, Kërçisht i Poshtëm dhe ai i Epërm, Kllopçisht, Bllatë e Poshtme dhe e Epërme, Majtarë, Podgorcë, Burim, Çernenë, Vojnikë, Fushë e Vogël, Kovashicë, popullsia gjithsej 10635 hanorë. Dëshmohet si vendbanim prehistorik nga gjetjet në Pesjakë e Kërçisht i Epërm. Në shek. XIV dëshmohet me emrin Maçellarë. Këshilli NÇ u ngrit në gusht 1944. Kolektivizimi i bujqësisë u bë më 1958. M. është qendër e koop. së bashkuar «Bashkimi» formuar më 1970. Ka drejtim kryesor prodhimin e drithërave, pemëtarinë e rritjen e bagëtive të imëta. M. ka shkollë të mesme bujqësore, shtëpi kuiture, muz.e, spital, njësi tregtare e komunale.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Maqellara


[cite]