MARGEGAJ
✤ Fshat në rrethin e Tropojës (V), në L të qytetit B. Curri, në të dy anët e 1. Valbona. Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat Koçanaj, Shoshan, Bradozhnicë, Dragobi, Valbonë, Çerem dhe Rrogam, popullsia gjithsej 4.720 banorë. Fshatrat e zonës janë të dëgjuar për traditat atdhetare. Në Koçanaj gjenden themelet e shtëpisë së familjes Curri. Në mes të Dragobisë e Valbonës është Shpella e Dragobisë, ku luftoi e ra heroikisht Heroi i Popullit Bajram Curri. Në M. më 22.5.1924 u mblodhën forcat malësore nën uclhëheqjen e Bajram Currit, që shkuan në drejtim të Krumës, për Revolucionin Demokratiko-Borgjez. Në Dragobi lindi Heroi i Popullit, Ramë Sadria. Në Shoshan lindi patrioti Haxhi Zeka. Në këtë fshat është një kështjellë e periudhës romake dhe mulliri i Bajram Currit — sot monument kulture. Në VP gjendet burimi i Shoshanit. Në hyrje të Grykës së Dragobisë (në lagjen e sotme Këlcyrë) më 18.5.1942 u formua çeta partizane e Malësisë. Në Valbonë, më 10-13 korrik 1944 është formuar Shtabi operativ i Malësisë së Gjakovës. Në Dragobi më 31.5.1970 bëri një vizitë dhe bisedoi gju më gju me popullin udhëheqësi i Partisë dhe i popullit shoku Enver Hoxha. Koop. e bashkuar mban emrin «Bajram Curri». Ka drejtim bujqësor e blegtoral, M. ka shkollë 8-vjeçare, qendër shëndetësore, muze, pika të shërbimit tregtar e komunal.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Margegaj
[cite]