MARKIAND MIKEL
✤ (Michele Marchiand 1860-1921). Historian i letërsisë, folklorist e përkthyes arbëresh nga fshati Maki i Kozencës (Itali). Vinte nga një familje me tradita patriotike. Ndihmesën më të madhe e dha në fushën e historisë së letërsisë. Në veprën Kolonitë arbëreshe të Italisë dhe letërsia e tyre (Le colonie albanesi d’Italia e la loro letteratura, 1913), M. M. vuri në dukje veçoritë origjinale të letërsisë arbëreshe që nga fillimet e saj dhe zbuloi disa individualitete krijuese. Stuclimi i tij Shqipëria dhe vepra e Jeronim De Radës (L’Albania e l’opera di Girolamo De Rada, 1902) është e para monografi e plotë për De Radën, ku M. M. zbuloi rëndësinë e poezisë së De Radës, frymën e thellë atdhetare dhe vlerat e saj estetike. Pikëpamjet e tij estetike në përgjithësi ishin idealiste. M. M. mblodhi dhe botoi shumë këngë popullore arbëreshe në veprat «Dallëndyshja. Këngë dasme arbëreshe e pabotuar» («La rondinella. Carme nuziale albanese, inedito», 1906), «Këngë popullore arbëreshe të kolonive të Italisë« («Canti popolari albanesi belle eolonie d’Italia®, 1908), «Këngë arbëreshe të Kapitanatës dhe të Molizës» («Canti popolari albanesi della Capitanate e del Molise», 1912). Botoi gjithashtu përmbledhjen e parë të folklorit arbëresh të zbuluar prej tij (shih: Dorëshkrimi i Kieutit) si edhe veprën «Vjersha fetare arbëreshe» («Poesie sacre albanesi», 1908). Botimet folklorike të M. M. dallohen për saktësi dhe për gjykime objektive shkeneore.
(K. Ko.-Q. H.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Markiand Mikel
[cite]