MARKO BOÇARI


MARKO BOÇARI
✤ (1790-1823). Komandant suliot e pjesëmarrës në mbrojtjen e Janinës më 1821-1822, hero i luftës për pavarësinë e Greqisë. Pas rënies së Sulit (1803) nën pushtetin e Ali pashë Tepelenës, hyri në shërbim të ushtrisë franceze në Korfuz si komandant i një reparti suliotësh. Një fjalorth greqisht-shqip me 1494 fjalë i regjistruar nga goja e tij prej Pukëvilit (shih) shërbeu për njohjen e shqipes. Nën udhëheqjen e Noti B., xhaxhait të tij, M. B. luftoi me zotësi e besnikëri për çështjen e Ali pashës. Pas shembjes së pashallëkut të J aninës dhe rënies së Sulit në duart e turqve (1822), u lidh me kryengritjen greke, U shqua për trimëri e aftësi ushtarake në një varg betejash, pas të cilave luftëtarët e quajtën «Shqiponja e Sulit». Në rrethimin e parë të Misolongjit (1822) u dallua në fitoren kundër ekspeditës ndëshkimore osmane. U emërua kryekomandant i forcave luftarake të Greqisë P. U vra më gusht 1823 nga kapedani i Mirditës, Lleshi i Zi, kur po sulmonte kampin e ushtrisë së Mustafa pashë Bushatlliut pranë qytetit Karpenisi dhe u varros në Misolongj.

(K. X, — S. N. — Dh. Be.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Marko Boçari


[cite]