MARKO RITA
✤ Një nga udhëheqësit e shquar të Partisë dhe të shtetit, anëtar i Byrosë Politike të KQ të PPSH nga Kongresi III (1956), nënkryetar i Presidiumit të Kuvendit Popuilor të RPSSH (1982). Lindi më 17.2.1920 në^fshatin Dishnicë të rrethit të Korçës. Që në moshë të re u organizua në shoqëritë punëtore dhe përkrahu idetë kornuniste. Anëtar i PKSH në prill 1942. Mori pjesë aktive në Luftën ANÇ, u ngarkua me përgjegjësi të ndryshme politike e ushtarake në Br. IV S (1944). Pas Çlirimit ka kryer detyra e funksione të rëndësishme në organet e Partisë në bazë e në qendër. U zgjodh sekretar i parë i organizatës së Partisë të rrethit të Korçës (1949), kandidat i KQ të PPSH në Konferencën II Kombëtare të PPSH (1950), anëtar i KQ në Kongresin II (1952), sekretar i KQ të Partisë (1950-1966), Sekretar i parë i KP të rrethit të Durrësit (1966-1970), President i Këshillit Qendror të BPSH (1970-1982). Ka dhënë e jep ndihmesë të madhe për forcimin e Partisë, për çelikosjen e unitetit të saj, për forcimin e pushtetit Popullor, për edukimin revolucionar të klasës punëtore dhe mobilizimin e saj për ndërtimin socialist të vendit. Ka luftuar me vendosmëri për mbrojtjen e vijës marksiste-leniniste të Partisë, , kundër imperializmit, revizionizmit modern dhe armiqve të brendshëm e të jashtëm. Deputet në Kuvendin Popullor nga legjislatura e dytë (1950).
(S.V.-M. Sh.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Marko Rita
[cite]