MASTORA THEODHORI


MASTORA THEODHORI
✤ (1920-1944). Veprimtar i shquar i Iuftës ANÇ, Hero i Popullit. Lindi në Çatistë të Pogonit (Gjirokastër) në një familje bariu të varfër. U bë një nga luftëtarët e orëve të para kundër pushtuesve e tradhtarëve. Anëtar i PKSH më 1942. Komandant i batalionit «Th_anas Ziko» që me irormimin e tij (1943), më vonë komandant batalioni në Brigadën VIII S (1944), u shqua për aftësi, guxim e trimëri të rrallë, sidomos në luftimet për çlirimin e Tiranës dhe në Jugosllavi. Ra heroikisht në Iuftë kundër nazistëve gjermanë në Verushë të Malit të Zi (Jugosllavi), më 14.12.1944.

(F. La.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Mastora Theodhori


[cite]