MËKËMBËSIA E PËRGJITHSHME


MËKËMBËSIA E PËRGJITHSHME
✤ Organi. më i lartë i administratës së pushtimit të fashistëve italianë në Shqipëri. M. e P. përfaqësonte iphretin Viktor Emanueli III dhe në bazë të «Statutit Themeltar të Mbretërisë Shqiptare» dhe të dispozitave të tjera të nxjerra nga pushtuesit dhe nga qeveria tradhtare në shërbim të tyre, realizonte, në emër të mbretit, të gjitha funksionet ligjvënëse dhe ekzekutive. M. e P., e cila ishte njëkohësisht edhe organ i Ministrisë italiane të Punëve të Jashtme, kishte në varësi të saj të gjitha organet shtetërore në Shqipëri. Nga kjo varësi përjashtohej ushtria italiane, komanda e së cilës kishte vetëm marrëdhënie bashkëpunimi dhe bashkërendimi me M. e P. Mëkëmbës i Përgjithshëm u caktua në fillim Françesko Jakomoni, i cili deri më 7 prill 1939 kishte qenë në krye të Legatës italiane në Tiranë dhe, në këtë cilësi, kishte luajtur një rol të rëndësishëm në përgatitjen e agresionit. Kur u duk qartë dështimi i politikës së tyre në Shqipëri dhe Lufta ANÇ e popullit shqiptar po merrte një zhvillim përherë e më të madh, fashistët italianë në mars 1943 e zëvendësuan Jakomanin me gjeneralin Alberto Pariani, ish-kryetar i Shtatmadhorisë së ushtrisë italiane dhe përfaqësuesi ushtarak i Italisë në Shqipëri gjatë regjimit të Zogut, duke shpresuar më kot se me përdorimin më të gjerë të forcës së armatosur, do të mund të përmirësonin gjendjen e tyre.

(L. O.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Mëkëmbësia E Përgjithshme


[cite]