MBORJA
✤ Fshat në rrethin e Korçës (L), në rrëzë të faqes P të malit të Moravës. Bën pjesë në fshatin e bashkuar të Drenovës (shih). Gërmimet arkeologjike e dëshmojnë si vendbanim që nga fillimi i mijëvjeçarit të parë. Në M. ruhet si monument kulture kisha e Ristozit e v. 1389, me piktura murale, (shih Afresket e Mhorjes. Banorët kanë marrë pjesë gjallërisht në Luftën ANÇ. Këshilli NÇ u ngrit më 1943. Fshati u çlirua në tetor 1944. Kolektivizimi i bujqësisë u bë më 1948. Bën pjesë në koop. e bashkuar bujqësore të Drenovës. Drejtimi kryesor i ekonomisë është prodhimi i drithërave të bukës, panxharsheqerit dhe perimeve. M. ka shkollë 8-vjeçare, vatër kulture, shtëpi muze, • ambulancë, njësi tregtare e komunale.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Mborja


[cite]