MELANI
✤ Fshat në rrethin e Dibrës, në JL të qytetit të Peshkopisë. Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat: Begjunec, Grevë, Ilnicë, Pejkë, Pjecë, Trepeë, Trenë, popullsia gjithsej 4033 banorë. Dëshmohet si vendbanim që në neolit nga gjetjet në fshatin Grevë. Këshilli NÇ u ngrit më 1944. Kolektivizimi i bujqësisë u bë më 1956. M. është qendër e koop. së bashkuar «Përparimi» formuar më 1967. Ka drejtim kryesor prodhimin e drithërave, pemëtarinë dhe rriten bagëtitë e imëta. M. ka shkollë 8-vjeçare, shtëpi kulture, shtëpinë e lindjes, njësi tregtare e komunale.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Melani


[cite]