MINERALET E BORISHME
✤ Lëndë të para natyrore prej të cilave nxirren metale e produkte të tjera ose që përdoren drejtpërdrejt në sferat e prodhimit e të ekonomisë. M. e D. që gjenden në Shqipëri ndahen në: 1. Kaustobiolite (ose lëndë të djegshme organike) si nafta, gazi natyror; bitumi; rërat, ranorët e rreshpet bituminoze; qymyret; rreshpet qymyrore etj. 2. M. të D. metalore: metalore të zeza (të kromit, hekurit, titanit, manganit, etj.); metalore me ngjyra (të bakrit, plumbit e zinkut); të metaleve të lehta (të magneziumit e aluminit); metaleve të rralla e të çmuara (të arsenikut, arit, argjendit, platinit, merkurit); M. të D. të shkrifërimeve etj. 3. M. të D. jometalore: squfuri, fosforiti, kripa e gurit, gjipsi e anhidriti, kuarci e kuarciti, rërat e ranorët kuarcorë, deltina, gëlqerori, dolomiti, kaolina, qelqi vullkanik, albitofiri, tufet vullkanike, tripoli, travertina, bariti, grafiti; mikat, fluoriti, granitet, gurët e zbukurimit dhe materialet e shumëllojshme të ndërtimit. 4. M. e D. ujore në të cilat përfshihen ujërat nëntokësore të pijshme, industriale e bujqësore dhe burimet e ujërave minerale e termale. Shqipëria është një trevë e pasur me M. të D. Kanë qenë njohur që në kohërat e lashta: kuarci, deltina, rreshpet deltinore, shkëmbinjtë vullkanikë, ‘gëlqerorët, .gurët e ndëriimit etj. Është nxjerrë e shkrirë bakri në Mirditë, si dhe hekuri; njiheshin shfaqje të hidrokarbureve si dhe sera në Selenicë. Para çlirimit janë kërkuar dhe përdorur kryesisht nga të huaj. Pas Çlirimit pasuritë e nëntokës u shtetëzuan dhe iu kushtua rëndësi e posaçme kërkimit e zbulimit të M. të D. Nga 5-7 minerale që njiheshin e shfrytëzoheshin para Çlirimit, sot kërkohen mbi 40 minerale. Janë zbuluar vendburime të rëndësishme nafte e gazi, qymyri, kromi, hekuri, bakri, boksiti, fosfori, asbesti e shumë të tjera. Kërkimi dhe zbulimi i M. të D. bëhet me studime komplekse gjeologjike-gjeofizike e gjeokimike etj. në bazë të të eilave janë përcaktuar një sërë ligjësish të vendosjes dhe të përhapjes së tyre. Dulte u bazuar në M. e D. të vendit, është ngritur një industri e fuqishme si ind. minerare, metalurgjia, ind. kimike (shih) etj.
(S.D.j
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Mineralet E Borishme
[cite]