MINERALET
✤ Trupa natyrorë të ngurtë, me ndërtim kryesisht kristalor, me përbërje kimike dhe veti fizike të caktuara, të formuar nga proeeset fiziko-kimike të zhvilluara në natyrë, përbërësit kryesorë të .shkëmbinjve dhe xeherorëve që ndërtojnë koren e Tokës. Njihen rreth 2000 lloje M. por vetëm 400-450 prej tyre kanë përhapje dhe rëndësi më të madhe. Në bazë të përbërjes kimike M. ndahet në tipa, klasa e grupe p.sh. elementet e lindura (ari, bakri, platini, diamanti, grafiti, squfuri); sulfuret (piriti, galeniti, sfaleriti, kalkopiriti, cinabariti etj); oksidet (hematiti, korundi, kuarei etj); ‘silikatet (olivina, serpentina, talku, ortoklazi etj); karbonatet (kaleiti, magneziti, sideriti etj); sulfatet (gjipsi, anhidriti etj); halogjenutqt (haliti, fluoriti etj). Në Shqipëri ka një numër madh M., si përbërës të shkëmbinjve të ndryshëmmagmatikë, sedimentarë e metamorfikë, si dhë M. të doblshme (shih). Janë të përhapura më shumë M. sulfure të bakrit, hekurit, arsenikut; okside dhe hidrokside të hekurit, aluminit, kromit; silikate hekurore-magneziale, karbonate, slilfate dhe halogjenure, si dhe M. deltinore. Vetitë fizike të M., që varen nga përbërja kimike dhe struktura kristalore janë fortësia, shpetëzimi, vetitë optike (ngjyra, shkëlqimi, treguesi i thyerjes së dritës), dendësia. vetitë elektrike, magnetike etj. Fortësia relative e M. caktohet duke e krahasuar me 10 M. standard (shkalla e Mosit:
1-talk; 2-gjips; 3-kalcit; 4-fluorit; ‘5-apatit; 6-ortoklaz; 7-kuarc; 8-topaz; 9-korund; 10-diamant). M. takohen në natyrë në kristale të veçanta, me përmasa të ndryshme nga ato mikroskopike deri shumë të mëdha; në trajta izometrike, të zgjatura, fletëzore ose me pamje druzash, dendritesh, konkrecionesh, sekrecionesh, oolitesh etj. Koleksione të M. të vendit tonë ka në sektorin e gjeologjisë të Muzeut të Shkencave të Natyrës (shih) në Tiranë, në Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave të UT si dhe në mjaft ndërmarrje e institute të studimeve gjeologjike. Njoh^a dhe studimi i M. sidomos i M. të dobishme ka rëndësi të madhe për ekonominë popullore.
(S. Bu.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Mineralet