MIRAKA
✤ Fshat në rrethin e Librazhdit (P), në buzë të 1. Shkumbin. Bën pjesë në fshatin e bashkuar Polis (shlh). Burimet antike përmendin një stacion të rrugës «Egnatia» me emrin «Genesis» dhe «Treiecto». Në qendër të fshatit, ndodhen themelet e një pike të fortifikuar, ndërsa në VL, mbi shkëmbin e quajtur «Qytek», ndodhen rrënojat e një qyteze. Banorët e fshatit kanë përkrahur Luftën ANÇ. Në dimrin e v. 1943-1944, nga M. ka kaluar dhe është strehuar një pjesë e Shtabit të Përgjithshëm të UNÇ me shokun Enver Hoxha në krye. Kolektivizimi i bujqësisë përfundoi më 1967. Bën pjesë në koop. e bashkuar me të njëjtin emër. Ka shkollë 8-vjeçare, muze historik, vatër kulture, njësi tregtare e komunale. Janë monumente kulture 5 ura. Për hekurudhën Elbasan-Gur i Kuq është ndërtuar një urë dhe është hapur tuneli i Murrashit.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Miraka


[cite]