MJETET E TRANSPORTIT HEKURUDHOR


MJETET E TRANSPORTIT HEKURUDHOR
✤ Mjete që shërbejnë për transportin e mallrave dhe udhëtarëve në rrjetin hekurudhor. Prodhimi i M. të T. H. në vend ka filluar më 1970 në Ofiçinën mekanike të hekurudhave në Durrës, ku krahas mirëmbajtjes dhe riparimit, u prodhua vagoni i parë i mallrave me dy boshte. Më 1978 këtu filloi edhe prodhimi në seri i vagonëve të mallrave me katër boshte. Më 1982 Ofiçina e automjeteve në Shkodër (shih) në bashkëpunim me Ofiçinën mekanike të hekurudhave prodhoi vagonin e parë të udhëtarëve dhe më 1983 filloi prodhimi i vagonëve të mbyllur për mallra.

(P. Ça.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Mjetet E Transportit Hekurudhor


[cite]