MORALI KOMUNIST


MORALI KOMUNIST
✤ Tërësia e parimeve, e normave dhe e rregullave që përcaktojnë sjelljen e njerëzve në shoqërinë socialiste e komuniste. M. K. është morali më i lartë që ka njohur shoqëria njerëzore. Ai mishëron vlerat e larta morale të krijuara gjatë shekujve nga masat popullore dhe i pasuron ato me vlera të reja morale, që krijojnë jeta dhe marrëdhëniet e reja shoqërore në kushtet e socializmit dhe më pas të komunizmit. M. K. lind që në shoqërinë kapitaliste si moral revolucionar i proletariatit e i masave punonjëse dhe i kundërvihet moralit sundues borgjez, që mbron e përligj shfrytëzimin _e pabarazinë shoqërore. Baza teorike e M. K. është botëkuptimi revolucionar i klasës punëtore, marksizëm-leninizmi. M. K. buron nga interesat e luftës klasore të proletariatit dhe u nënshtrohet tërësisht atyre. Ai, siç thoshte V. I. Lenini, shërhen për shkatërrimin e shoqërisë së vjetër shfrytëzuese dhe për bashkimin e gjithë punonjësve rreth proletariatit, në luftë për ndërtimin e shoqërisë së re të komunistëve. Me fitoren e revolucionit socialist dhe vendosjen e diktaturës së proletariatit, M. K. bëhet moral sundues dhe në procesin e thellimit të revolucionit në rrugën e socializmit e të komunizmit i vetmi moral i shoqërisë. Zhvillimi i M. K. është i pandarë nga formimi i njeriut të ri me botëkuptim shkencor dhe karakter revolucionar, me tipare e cilësi të larta morale. Parimet kryesore të M. K. janë hesnikëria ndaj çështjes së komunizmit, kolektivizmi socialist, qëndrimi socialist ndaj punës dhe pronës socialiste, humanizmi socialist, patriotizmi socialist dhe internacionalizmi proletar. Parimi më i lartë Y M. K. është lufta për çështjen e socializmit e të komunizmit. Ai shpreh tnelbin e M. K. dhe përshkon përmbajtjen e të gjitha parimeve të tjera dhe të normave të tij. Lufta për shkatërrimin e botës borgjezo-revizioniste dhe për ndërtimin e plotë të shoqërisë soeialiste e komuniste është kriteri themelor i vlerësimit moral, i cili kërkon që në shoqërinë socialiste veprimet dhe sjellja e çdo njeriu të frymëzohen kurdoherë nga interesat e revolucionit e të socializmit dhe t’i shërbejnë fitores përfundimtare të komunizmit. Edukimi komunist i punonjësve, si detyrë themelore e revolucionit ideologjik e kulturor, që kryhet nëpërmjet një lufte të ashpër klasore, ka si aspekt të pandarë edhe edukimin moral, përvetësimin e thellë dhe zbatimin e vetëdijshëm të parimeve e normave të M. K., shndërrimin e tyre në veti të qenësishme të figurës morale të njeriut të ri të shoqërisë socialiste. Në etapën e sotme të revolucionit socialist në vendin tonë kërkesat themelore të M. K. janë mishëruar në parullën e Partisë: «Të mendojmë, të punojmë e të jetojmë si revolucionarë».

(I. El.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Morali Komunist


[cite]