MOZAIKU ME LUFTËN E AMAZONAVE


MOZAIKU ME LUFTËN E AMAZONAVE
✤ Është gjetur në rrënojat e një banese në qytetin antik të Apolonisë (shih). Në emblemën e madhe të tij, të rrethuar nga katër breza me motive gjeometrike, është paraqitur një kompozim prej katër grupe ^ figurash shumëngjyrëshe mbi një sfond të bardhë. Grupet e figurave janë të lidhura njëra me^ tjetrën, duke filluar nga ai i Akilit me Pantasilenë e vrarë dhe duke përfunduar te grupi që tpgon .dy,amazona, të cilat sulmojnë një luftëtar të rënë në gjunjë. Figurat ku nuk janë ruajtur përpjesëtimet e trupit, janë vizatuar me kontur dhe me tone të shkallëzuara që japin ngjyrën e trupit. Një karakteristikë e mozaikut me amazonomakine është se gati gjithë fushën e tij e zë emblema, kurse korniza ornamentale nuk ka vend të rëndësishëm. Ky mozaik si dhe të tjerët e kësaj banese (i Nereidës apo i aktorit) janë vepra të fillimit të shek. III e. r., kur nis sundimi i dinastisë së Severeve.

(S.A.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Mozaiku Me Luftën E Amazonave


[cite]