MUKO NEÇO
✤ (1899-1934). Këngëtar popullor nga Himara. Si mbaroi shkollën industriale në Pire (Greqi, 1916), shërbeu pak kohë si nëpunës në Himarë dhe më vonë shkoi si emigrant ekonomik në Francë. Me grupin popullor himariot «Grupi i vetëtimës» këndoi një shumicë këngësh popullore, që i incizoi në pllaka gramafoni (Paris,) U bënë të njohura këngët «Vajza e valëve», «Erdhi prilli shkriu bora» etj. Me këto pllaka u përhapën që më 1930 edhe këngë të Tefta Tashkos, N. M. botoi veprën «Liria», si dhe një operetë.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Muko Neço
[cite]