MURATI SALI
✤ (1380-1926). Atdhetar e luftëtar i dalluar kundër pushtuesit osman, italian dhe regjimit të Zogut, Hero i Popullit. Lindi në fshatin Vranisht të rrethit të Vlorës. Që në moshë të re për veprimtarinë e tij patriotike u përndoq, u dënua me vdekje, por mundi të shpëtojë. Në vitet 1908-1909 çeta e komanduar nga S. M. kreu disa aksione kundër postave turke në Shushicë, Armen e gjetkë. Më 1910 ishte përkrah fshatarëve të Mifolit kundër bejlerëve. Gjatë vitit 1912 çeta e tij hapi burgun e Vlorës. Qeveria e Ismail Qemalit i dha gradën e kapitenit dhe e caktoi komandant xhandarmërie. Gjatë kësaj kohe kreu detyra të rëndësishme për shpartallimin e bandave të Bektash Cakranit dhe të lëvizjes së shovinistëve grekë të kryesuar nga Spiro Milo në frontin e Jugut. Mori pjesë edhe në Luftën e Vlorës. Në krye të çetës së Rrëzës prej 250 vetash u dallua në të gjitha luftimet për çlirimin e saj dhe në Kaninë u plagos. Mori pjesë në Iëvizjen -demokratike të viteve 20, në Revolucionin Demokratik-borgjez të Qershorit 1924 komandoi një batalion kundër forcave reaksionare. Gjatë Luftës ANÇ emrin e S.M. e mori çeta partizane e fshatit të tij. Populli e ka përjetësuar me vargjet «Kapetan Sali Vranishti/Sa rroi i punoi gishti».
(P.R.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Murati Sali
[cite]