MURIQANI


MURIQANI
✤ Fshat në rrethin e Shkodrës (JP), në rrjedhjen e djathtë të Bunës, në këmbët e maiit Tarabosh. Bën pjesë në fshatin e bashkuar Oblikë (shih). Përmendet për herë të parë me këtë emër më 1485. Banorët morën pjesë gjallërisht në mbrojtjen e Ulqinit gjatë Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe për mbrojtjen e trojeve shqiptare Kolektivizimi i bujqësisë përfundoi më 1956. Ka drejtim kryesor prodhimin e misrit, lulediellit dhe rritjen e bagëtive të imëta. M. ka shkollë 8-vjeçare, qendër shëndetësore, vatër . kulture, njësi tregtare e komunale.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Muriqani


[cite]