MUZEU I SHKENCAVE TË NATYRËS
✤ Institucion shkencor i Universitetit të Tiranës. U krijua në nëntor 1948 pranë Institutit të Shkencave me koleksionet e mbledhura nga bërthamat e para të sektorëve të shkencave të natyrës. Më 1969 u riorganizua dhe u pasurua. Sot ka 3 sektorë kryesorë. Sektori i zoologjisë ka mjaft eksponate nga pasuria e madhe e botës së kafshëve të Shqipërisë dhe një koleksion nga fauna ekzotike. Sektori i botanikës përfshin eksponate të ksilotekës së drurëve e të shkurreve kryesore dhe herharin e bimëve industriale, mjaltëse, mjekësore etj. të vendit. Sektori i gjeologjisë ekspozon mineralet e shkëmbinjtë kryesore të vendit, materiale grafike e modele mbi strukturën e vendburimeve më të rëndësishme të mineraleve të dobishme, kampione përfaqësuese të naftës, të qymyreve, të xeherorëve të ngurtë etj. Përveç pasurimit të fondeve, Muzeu bën punë kërkimore-shkencore, në veçanti për njohjen e mëtejshme të faunës.
(F. L.—V. A.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Muzeu I Shkencave Të Natyrës
[cite]