AGRUMIKULTURA
✤ Degë e bujqësisë që merret me rritjen e agrumeve (shih) mbi baza shkencore. A. studion veçoritë botanike të secilit lloj ekultivar, kërkesat e tyre për klimën e tokën, mënyrën e shumëzimit, tërësinë e shërbimeve agroteknike dhe përcakton se si të mbillen agrumishte të reja. A. mori zhvillim të hovshëm pas Çlirimit në Shqipëri me krijimin e plantaeioneve të mëdha dhe mbështetet në eksperimentimin shkencor dhe përvojën e përparuar të vendit.
(J. DH.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Agrumikultura
[cite]