NDËRMARRJA BUJQËSORE LUKOVA


NDËRMARRJA BUJQËSORE LUKOVA
✤ U themelua më 3.1.1972 me krijimin e një masivi të madh drurësh frutorë, duke hapur brezare në kodrat e bregdetit sipas porosisë së sh. Enver Hoxha. Sot është bërë shkollë e përhapjes së përvojës së përparuar. Zbatohen me nivel shkencor teknologjitë moderne veçanërisht për kulturat e drurëve frutorë, që përbëjnë edhe veprimtarinë kryesore. Më 1982 agrumet dhanë rreth 35% të prodhimit të përgjithshëm bujqësor. Rendimentet në këto kultura pas vitit 1972, janë rritur mbi 1.5 herë. Ulliri zë 50% të sipërfaqes së mbjellë. Me ritme të shpejta është zhvilluar edhe blegtoria e imët, e cila jep rreth 25% të prodhimit të përgjithshëm bujqësor. Prodhimi i përgjithshëm bujqësor më 1982 ishte rreth 20 herë më i lartë kundrejt v. 1972.

(Ko.K.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Ndërmarrja Bujqësore Lukova


[cite]