NDËRMARRJA BUJQËSORE YLLI I KUQ KAMËZ


NDËRMARRJA BUJQËSORE YLLI I KUQ KAMËZ
✤ U krijua më 29.5.1946 me 603.5 ha, nga tokat e shpronësuara të pronarëve të mëdhenj. Sot ka një sipërfaqe toke mbi 7 herë më të madhe. Drejtimi kryesor i ekonomisë janë rritja e gjedhit për qumësht dhe e perimeve që japin rreth 65% të prodhimit të përgjiihshëm. Prodhimi i përgjithshëm bujqësor në vitin 1982 ishte rritur 6 herë kundrejt vitit 1960. Është një nga furnizueset kryesore të qytetit të Tiranës me qumësht, perime e fruta. Më 1982 numri i lopëve për 100 ha tokë të punuar është rritur 1.8 herë kundrejt v. 1960. NB është kthyer në shkollë të përhapjes së përvojës së përparuar në bujqësi. Dallohet për zbatimin e një teknologjie moderne në mbarështimin e lopëve. Më 1982 ndërmarrja mori mesatarisht 3600 1 qumësht për kokë, në dlsa~ komplekse blegtorale u morën mesatarisht 4200 1.

(Ko.K.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Ndërmarrja Bujqësore Ylli I Kuq Kamëz


[cite]