NDËRMARRJA BUJQËSOSE 8 NËNTORI SUKTHI
✤ U krijua më 10.12.1944 me tokat që iu shpronësuan shoqërive italiane EIAA dhe ITALBA, rreth 900 ha, 7 traktorë dhe 50 kafshë pune. Sot sipërfaqja është 4.5 herë më e madhe. Drejtimi kryesor i ekonomisë janë drithërat e bukës, perimet e rritja e gjedhit. Rendimenti i drithërave është rreth 4 herë më i lartë se në vitet e para. Gjedhi për qumësht jep 20% të prodhimit të përgjithshëm. Perimet zënë afërsisht 15% të prodhimit të përgjithshëm. Është një nga NB e para të vendit dhe shkollë e përhapjes së përvojës së përparuar.
(Ko.K.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Ndërmarrja Bujqësose 8 Nëntori Sukthi
[cite]