NDRYSHQET
✤ (Puccinia). Sëmundje kërpudhore të përhapura në shumë kultura bujqësore, që prekin gjethet dhe kërcellin. Shfaqensi njolla me ngjyrë të verdhë, kafe dhe kafe portokalli tek të cilat formohen organet e shumëzimit sporet verore (uredosporet) dhe sporet dimërore (teleudosporet), Sëmundjet më të njohura të këtij grupi janë: N. i verdhë (P. glumarum); N. i murrmë i grurit P. triticinal), N. i zi në kulturat e drithërave, (P. graminis) si dhe N. i kumbullës (P. pruni-spinosae) dhe i pemëve frutore. Mënyra kryesore e luftimit është krijimi i kultivarëve të qëndrueshëm, si dhe trajtimi kimik me preparate me hazë manebi dhe mangozebi.
(A.Pa.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Ndryshqet
[cite]