NEFROLOGJIA


NEFROLOGJIA
✤ Degë e mjekësisë që merret me hulumtimin, diagnostikimin e mjekimin e sëmundjeve të veshkave dhe të rrugëve urinare. N. është përgjithësisht shkeneë e re; në Shqipëri në v.1960 filloi profilizimi i klinikave universitare në këtë specialitet. Gradualisht janë futur në praktikën klinike metodat e përparuara të vlerësimit të funksionit e të strukturës së veshkave, sikurse janë: me” todat e Klirencës, metodat e reja rëntgenologjike dhe radioizotopike, studimi i profilit komplementar, imunofluoreshenca indore dhe përcaktimi i antigjenëve, punksioni biopsik i veshkës dhe interpretimi i materialit biopsik me metoda morfologjike bashkëkohore. Zbatimi i metodave të përparuara mjekuese si hemodializa, dializa peritoneale, reanimacioni medikal dhe edukimi dietetik kanë ndikuar në uljen e vdekshmërisë. Sëmundjet më të shpeshta të aparatit urinar janë infeksionet urinare (ku përfshihen infeksionet e rrugëve të poshtme dhe ato të rrugëve të sipërme urinare); glomerulonefritet, insuficienca renale akute dhe kronike etj. Sot mjekimi nefrologjik është shtrirë në të gjitha rrethet kryesore të vendit.

(N.Th.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Nefrologjia


[cite]