AKADEMIA USHTARAKE E RPS TË SHQIPËRISË


AKADEMIA USHTARAKE E RPS TË SHQIPËRISË
✤ Institucioni më i lartë ushtarak mësimor dhe qendër e rëndësishme e punës ushtarake-shkencore. A. U. përgatit dlie kualifikon kuadro të lartë ushtarakë për forcat e armatosura. Më 1958 u krijua Shkolla e Lartë Ushtarake me program 3-vjeçar, e cila më 1962 u emërtua «Akademia Ushtarake e Republikës Popullore të Shqipërisë». Më 1966 A. U. kaloi në programin 2-vjeçar. Në A. U. vijnë kuadro që kanë mbaruar shkoIlat e larta ushtarake dhe që kanë një stazh pune në repartet e njësitë e Ushtrisë Popullore. Në A. U. zhvillohet veprimtari e gjerë ushtarake-shkencore, përgatiten materiale, metodika e rregullore luftimi, tekste mësimore etj., organizohen konferenca, sesione dhe këshillime shkencore për probleme të shkencës ushtarake, kryhen studime për historinë e artit ushtarak të popullit shqiptar dhe artin ushtarak të luftës popullore. Pranë A. U. organizohet kualifikimi pasuniversitar.(K. Ka).

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Akademia Ushtarake E Rps Të Shqipërisë


[cite]