NIZAMI
✤ Ushtria e rregullt e Pe^randorisë Osmane, më pas edhe ushtari i rekrutuar në këtë ushtri. Organizimin e N. e nisi në fillim të shek.XIX Selimi III, por pa sukses. Për mbajtjen e N. në viset shqiptare ai përdori të ardhurat e timareve të braktisura në sanxhakët e Shkodrës, të Vlorës dhe Elbasanit. E vazhdoi me energji këtë reformë, në kuadrin e përgjithshëm të Tanzimatit, Mahmudi II. Pas shembjes së pashallëqeve shqiptare filloi në Shqipëri në vitet 30 rekrutimi i rregullt i ushtarëve nizamë, i kryer me dhunë përballë një qëndrese të përgjithshme. Që nga v.1839 reforma ushtarake u thellua më shumë. Shërbimi ushtarak ishte i detyrueshëm pa shpërblim _për të gjithë myslimanët për 5 vjet si rekrutë e 7 vjet si rezervistë (redif). Të krishterët paguanin një tatim të veçantë (nizamie) në vend të shërbimit ushtarak. Duke larguar nga vendi për një kohë të gjatë ose përgjithmonë forcat më të shëndosha e produktive, N. dëmtonte rëndë ekonominë e vendit. Zbatimi i N. u bë një nga shkaqet për shpërthimin e kryengritjeve_ popullore të viteve 30 të shek.XIX dhe ka lënë një jehonë të gjerë në këngët popullore të kohës.

(P.Th.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Nizami


[cite]