NIVICA
✤ Fshat në rrethin e Tepelenës (VP), rrëzë malit të Këndrevicës. Bën pjesë në fshatin e bashkuar Progonat (shih). N. është fshat i lashtë. Mbi një shkëmb ndodhen rrënojat e një kalaje të vjetër e shek.III-II p.e.r., në këtë trevë të fisit ilir të amantëve, e rindërtuar dy herë më vonë, në kohën e perandorit Justinian dhe gjatë pushtimit osman. Më 1830-50 janë dalluar në luftë kundër pushtuesve osmanë kapedanët Hodo Nivica, Balil Nesha dhe më vonë Demo Emini. Më 1914, bandat shoviniste greke _i dogjën shtëpitë, duke ndeshur në qëndresën e banorëve burra e gra. Edhe më 1920 nivicjotët dhanë ndihmesën e tyre në Luftën e Vlorës. Këshilli NÇ u ngrit në mars 1942. U çlirua më 28 nëntor 1942. Dëshmor i fshatit është dhe Heroi i Popullit, Xheladin Beqiri (Karadaku), të cilit i është ngritur busti: Kolektivizimi i bujqësisë u bë më 1957. Sot përfshihet në koop. e bashkuar «Xh. Beqiri». Drejtimi kryesor i ekonomisë është blegtoria. N. ka shkollë të mesme bujqësore, shtëpi kulture, muze, qendër shëndetësore, njësi tregtare e komunale.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Nivica
[cite]