ORGANIZIMI GJYQËSOR
✤ Tërësia e normave juridike që përcaktojnë sistemin gjyqësor, ndërtimin, kompetencat, detyrat dhe parimet e veprimtarisë së gjykatave në RPSSH. Mbështetet në Kushtetutën e RPSSIT dhe në ligjin mbi organizimin gjyqësor të vitit 1968. Sistemi gjyqësor përbëhet nga këto gjykata: Gjykata e Lartë e RPSSH (shih). Gjykatat e rretheve. Krijohen në çdo rreth dhe gjykojnë gjithë çështjet penale e civile, me përjashtim të atyre që janë në kompetencën e gjykatave të fshatrave, qyteteve dhe’lagjeve të qyteteve. Në shkallë të dytë shqyrtojnë ankimet dhe protestat kundër vendimeve të gjykatave të fshatrave, qyteteve dhe lagjeve të qyteteve. Pranë tyre veprojnë këshillat gjyqësore, të cilat shqyrtojnë ankimet dhe protestat kundër vendimeve të këtyre gjykatave sipas kompetencës së caktuar me ligj. Gj. e rretheve janë hallkat themelore të sistemit gjyqësor. Gjykatat e fshatrave, të qyteteve dhe lagjeve të qyteteve. Gjykojnë vepra penale me. rrezikshmëri të vogël shoqërore dhe çështje civile të thjeshta, që caktohen me ligj, si dhe kundërvajtje administrative.
(G. Gj.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Organizimi Gjyqësor
[cite]