PËRKUJTIMORET
✤ Vepra skulpturore-arkitekturore dhe pllaka me mbishkrime, që vihen në vende historike për të përkujtuar figura dhe ngjarje me rëndësi politike, shoqërore, kulturore e arsimore. Llojet kryesore janë: busti (shih) si busti i Qemal Stafës (Tiranë), hustet e vëllezërve Frashëri (Përmet); monumentet (shih), shtatoret si e Çerçiz Topullit e Bajram Currit, e Hysni Kapos etj. dhe lapidarët e pllakat përkujtimoxe. Lapidarë janë ngritur sidomos në të gjitha vendet ku janë bërë beteja gjatë Luftës ANÇ dhe ku kanë rënë dëshmorë. Pllakat përkujtimore vihen në ndërtesat që lidhen me ngjarje historike. Pranë P. bëhen homazhe në përvjetorët e lidhur me to.
(Va.B.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Përkujtimoret
[cite]