PËRLIÇEV GRIGOR


PËRLIÇEV GRIGOR
✤ (1838-1893). Poet maqedonas. Punoi si mësues i greqishtes në qytete të ndryshme të Maqedonisë e më pas dhe në Tiranë, ku u njoh me historinë e popullit shqiptar. Kjo e frymëzoi të shkruajë greqisht poemën Skënderbeu që mbeti në dorëshkrim. Në të poeti i këndon me ton të ngritur patetik heroizmit të luftëtarëve shqiptarë dhe të prijësit të tyre, Skënderbeu është dhënë edhe si mbrojtës i popujve të tjerë të Evropës. Vepra është përkthyer dhe botuar shqip më 1967 prej S. Çomorës.

(M.Xh.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Përliçev Grigor


[cite]