PËRSHËNBETJET


PËRSHËNBETJET
✤ Formula të shprehuri që përdoren në takime a ndarje të zakonshme të njerëzve. Shprehin dëshirë, dashamirësi, urim për mirëqenie e mbarësi në punë e në prodhim, vlerësim e qëndrim ideomoral ndaj tjetrit. Shumica e P. janë mjaft të lashta. Disa e kanë prejardhjen te besimi në fuqinë magjike të fjalës, sipas të cilit ato mund të ndikonin për mirë a për keq.. në jetën e njeriut, por me kohë u zhveshën nga kjo përmbajtje magjike, Ndër P. shqipe disa janë më të vjetra me shtrirje gjithëshqiptare, si: «Tungjatjeta!», «A je burrë»!, «Kuvend i mbarë, burra!» etj. Sipas traditës dalloheshin si dy shprehie të veçanta: P. dhe kthimi i P.: «Natën e mirë!» — «Të mirë e të ëmbël e bëfshi!», «Mirë se rrini!» — «Mirë se vjen!», «Puna e mbarë!» — «Mbarë paç!». Në ditët e sotme mjaft P. të traditës kanë dalë nga përdorimi duke u zëvendësuar nga P. që janë përgjithësuar. Janë krijuar dhe shprehje të reja në përshtatje me zhvillimin e sotëm të shoqërisë.

(M.Ti.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Përshënbetjet


[cite]