PAJOVA
✤ Fshat në rrethin e Eibasanit (P). Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat Hasnjoku, Haspiraj, Lazarej, Çengelaj, Bishqemi, Grykëshi, Pauleshi, Cacabeza dhe Garunja, popullsia gjithsej 6169 banorë. Këshilli NÇ u krijua në tetor 1942. Kolektivizimi i bujqësisë u bë në tetor 1956. Është qendër e koop. Bujqësore të bashkuar me të njëjtin emër. Drejtimi kryesor i ekonomisë është prodhimi i grurit, panxharsheqerit. Ka shkollë të mesme bujqësore, shtëpi kulture, spital, njësi tregtare e komunale.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Pajova


[cite]