PALASA
✤ Fshat në rrethin e Vlorës (JP), buzë detit Jon. Bën pjesë në fshatin e bashkuar me qendër në Dhërmi (shih). Dëshmohet si vendhanim i lashtë. Me këtë emër njihet qysh në shek. II p.e.r. Këshilli NÇ u ngrit në maj 1943. Kolektivizimi i bujqësisë përfundoi më 1956. Bën pjesë në koop. e bashkuar të Dhërmiut. Ka drejtim kryesor prodhimin e agrumeve dhe ullirit. Palasiotët përmenden si kopshtarë të zot. P, ka shkollë 8-vjeçare, qendër shëndetësore, vatër kulture, njësi tregtare e komunale.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Palasa


[cite]