PALEOBOTANIKA


PALEOBOTANIKA
✤ Pjesë e paleontologjisë, që studion bimët e periudhave të kaluara gjeologjike, të ruajtura në gjendje fosile si mbeturinat e qymyrëzuara të lëvores së drurëve, mbeturinat dhe gjurmat e gjetheve, rrënjët, frutat e farat e ndryshme, sporet dhe pjalmi i bimëve me lule etj. P. ndihmon në studimet e stratigrafisë e të gjeologjisë në tërësi sidomos për depozitime të tilla si ato qymyrmbajtëse, kënetore, lagunore e kontinentale. Në Shqipëri kryhen studime paleobotanike pranë Institutit të Studimeve dhe Projektimeve Gjeologjike të Naftës e Gazit në Fier. Krahas studimeve të kryera më parë për sporet dhe pjalmin e evaporiteve, flishit etj, po studiohen sporet dhe pjalmi i fosilizuar brenda depozitimeve të neogjenit të Ultësirës Pranadriatike.

(S.Me.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Paleobotanika


[cite]